Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për ushtarët amerikanë me rastin e Ditës së Falënderimeve, duke theksuar rolin e tyre të pandërprerë në mbështetjen e vendit.
Në një postim, Osmani tha se ushtarët e SHBA-së kanë qenë pranë Kosovës “në ditët më të vështira dhe në ditët më të mira për popullin tonë”.
Ajo njoftoi se sot ka vizituar kampin Bondsteel, ku u është bashkuar trupave amerikane për t’i falënderuar për kontributin e tyre në paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.
“Sot, në Festën e Falënderimeve, pata nderin t’u bashkohem sërish në kampin Bondsteel për t’ua shprehur mirënjohjen tonë,” ka shkruar Presidentja.



Të tjera
Testi me 4 hapa që zbulon nëse fëmija është autik
Vetitë shëndetësore të rrepave
Ja si të holloni gjakun dhe të parandaloni mpiksjen e gjakut