Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë në Kosovë, Vilmars Henins.
Osmani i shprehu mirëseardhje ambasadorit të ri letonez, teksa vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë mes të dy vendeve.
“Sipas Presidentes Osmani, Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës që ka përkrahur jo vetëm shtetndërtimin tonë, por edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton KosovaPost.
Tutje, e para e shtetit shprehu falënderime për përkrahjen e Letonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës, duke theksuar se ky partneritet, sipas saj, do të vazhdojë të thellohet në fusha me interes të përbashkët.



Të tjera
Forcat e NATO-s nisin stërvitjet në shkallë të gjerë në Poloni
Kripa përdoret edhe si produkt kozmetike
Si ta kuptosh që një lidhje “po të merr frymën”?