Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati, transmeton KosovaPost.
Ky takim erdhi menjëherë pasi Osmani shpalli datën e zgjedhjeve.
Sipas një njoftimit nga Presidenca thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.
“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike”.
Në takim u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik.


Të tjera
Arbeloa do ta drejtojë Fulhamin sezonin e ardhshëm, planifikon ta ‘bastisë’ Realin
Shkon në katër numri i të plagosurve në Podujevë, kjo është gjendja e tyre
Pse vaksina e re kundër Ebola-s është kaq kontraverse?