Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me kryeministrin e Bangladeshit, Mohammad Yunus.
Ajo sot është takuar edhe me kryeministrin e Bangladeshit, Mohammad Yunus.
Osmani dhe Yunus, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.
“Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit”, deklaroi Osmani, e cila po i vazhdon takimet në kuadër të javës së Asamblesë Parlamentare të OKB-së, punimet e së cilës po mbahen në New York.



Të tjera
Kjo është lista preliminare e Brazilit për Botëror
Kurti në Gjermani: Të rinjtë dhe kompanitë kosovare, potencial i madh për tregun evropian
Baballarët kanë ndikim më të madh në jetën e vajzave