Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Lubjanë është takuar me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, përcjell KosovaPost.
Osmani përmes një postimi në Facebook e quajti Pirce Musarin mik të Kosovës teksa shprehu mirënjohjen e popullit për mbështetjen e Sllovenisë.
“Një diskutim si gjithnjë i përzemërt me miken e Kosovës, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar në Lubjanë. Mirënjohja e popullit të Kosovës është e thellë për mbështetjen e Sllovenisë për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”, ka shkruar Osmani.



Të tjera
A po largohen njerëzit nga ju, kontrollo 4 gabime
SHBA-të nisin një súlm të “fuqishëm” ndaj Iranit
Mosha dhe komplimentet