Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është marrë vendim për themelimin e një Komisioni Ad-Hoc për shqyrtimin e aplikacioneve dhe dokumentacionit teknik për lejet mjedisore në MMPH.
Pacolli përmes një postimi në profilin e saj në Facebook njoftoi se ky komision do të përbëhet nga 3 anëtarë ekspertë nga fusha e mjedisit, natyrës, ujërave, shkencave juridike dhe inxhinierike, 1 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile me profil mjedisor dhe 1 anëtar.
“Rritje e transparencës dhe përgjegjësisë në dhënien e lejeve mjedisore. Sot kam marrë vendim për themelimin e një Komisioni Ad-Hoc për shqyrtimin e aplikacioneve dhe dokumentacionit teknik për lejet mjedisore në MMPH.
Ky komision do të përbëhet nga: 3 anëtarë ekspertë nga fusha e mjedisit, natyrës, ujërave, shkencave juridike dhe inxhinierike, 1 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile me profil mjedisor dhe 1 anëtar nga Kabineti im. Qëllimi ynë është i qartë: të rrisim cilësinë e vendimmarrjes, transparencën dhe llogaridhënien në procesin e dhënies së lejeve mjedisore”, ka shkruar Pacolli.
Ndërsa ka shtuar se javën tjetër hapet thirrja dhe i inkurajojnë ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që plotësojnë kriteret profesionale të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij komisioni, duke kontribuar në shërbim të mbrojtjes së mjedisit dhe interesit publik.



Të tjera
Flokët: Stil flokësh të cilin do të duhej ta provonit këtë verë
Mos hani orizin e mbetur e as banane në mëngjes
Sa herë mund të bëhet lindja me operacion?