Babai i Ardian Ismajlit, Ilmi Ismajli ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të hedhur akuza të renda dhe për të goditur të gjithë ata që ndikuan që mbrojtësi nga Kosova të mos e luajë asnjë minutë në Euro 2024 me Kombëtaren e Shqipërisë.
Kombëtarja e Shqipërisë mbylli aventurën në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’, duke përfunduar e katërta në Grupin B, me vetëm një pikë.
Trajneri Sylvinho i dha minuta shumicës së futbollistëve, por mungesa e njërit nga lojtarët kryesorë të secilën nga tri ndeshjet, ishte befasi e madhe.
Bëhet fjalë për titullarin e padiskutueshëm të eliminatoreve, Ardian Ismajli, i cili nuk luajti as edhe një minutë në Euro 2024.


Mos debutimi në Kampionatin Evropian ka bërë që babai i lojtarit, Ilmi Ismajli të reagojë ashpër dhe me akuza të rënda ndaj gjithë atyre “që i bën padrejtësi dhe tradhti”.
Reagimi i ashpër i Ilmiut erdhi në profilin e tij në Facebook, ku i kërkoi djalit të tij të bëhet i fortë, ndërsa tha se “Zoti do t’i shkatërroj të gjithë ata që ia shuan ëndrrën”.

Postimi pa ndërhyrje i Ilmi Ismajlit
Ardian,
Behu i qendrueshum dhe i fort per kete padrejtesi, per kete tradheti, te jeni krenar per qdo gje qe keni dhene per Kombtaren sepse e kemi detyrim!
Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…
Te pabeset, tradhetaret, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriqoj, por mjeranat nuk e kuptuan se diellin mund ta ndal vetem Krijuesi i tije!
Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…
Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…




Të tjera
Shtatë arsyet pse duhet të konsumoni limon rregullisht
Kafeina ndihmon kundër obezitetit
Ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve nga artriti