Këngëtarja Ana Kabashi ka reaguar fuqishëm pas disa pamjeve që qarkulluan nga varrimi i vëllait të Gjestit.
Ajo shprehu shqetësimin e saj për praninë masive të telefonave dhe mënyrën se si disa media raportuan momentet më të ndjeshme, duke theksuar se kjo e lëndon familjen edhe më shumë në një situatë të dhimbshme.
Në rrjete sociale, Kabashi nuk kursen as gazetarët, të cilët sipas saj kanë shkelur çdo standard profesional duke komentuar dhe shpërndarë çaste private.
Postimi i plotë i Anës (pa ndërhyrje):
“A jeni bre normal? Ooo debila njerëz…
Ndaloni more ata telefona mos xhironi, mos publikoni.
Si nuk e kuptoni që jeni duke e lënduar familjen edhe 10 herë më shumë me këtë video.
Dhe portaleve e gazetarëve pa pikën e lidhjes në profesionin që e mbani që nuk e di as kush iu ka dhënë atë pozitë, si bre flisni për jetën sentimentale në një rast si ky? Si?
Gjynah bre shumë gjynah. Njerëzillëku barabartë me zero”.



Të tjera
Vetitë shëndetësore të rrepave
Ja si të holloni gjakun dhe të parandaloni mpiksjen e gjakut
Gjini: Kushdo që kërkon votat e Aleancës për Presidentin duhet t’i pranojë këto 6 kërkesa në të mirë të qytetarëve të Kosovës