Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Budva të Malit të Zi, ku një vajzë 19-vjeçare nga Serbia, Tijana Radonjic, humbi jetën pasi çliroi vetë rripin e sigurimit gjatë një fluturimi me parasailing.
Ngjarja tragjike është regjistruar në video.
E reja, e cila sipas raportimeve kishte pranuar një fluturim falas nga një përfaqësues i kompanisë së parasailing, duket në video duke përpjekur të heqë jelekun dhe rripin e sigurisë vetëm disa sekonda para se të rrëzohej në det nga një lartësi prej mbi 50 metrash.
Tijana Radonjic
Dëshmitarët thanë se e dëgjuan duke bërtitur në panik “Zbritmë poshtë!”.
Video shqetësuese e publikuar nga mediat lokale tregonte të renë e tronditur teksa përpiqej të hiqte jelekun e shpëtimit dhe çlirohej nga rripat e sigurisë vetëm disa sekonda para se të binte.
Trupi i saj u nxor nga deti pa shenja jete. Kompania e fluturimeve po bashkëpunon me autoritetet, ndërsa autopsia dhe hetimet janë në pritje të rezultateve përfundimtare.
Dëshmitarët pohuan se dëgjuan të renë në panik, e cila ishte me pushime me të afërmit, duke bërtitur “Zbritmë poshtë” në momentet para se të binte.



Të tjera
25 vende në botë që duhen vizituar
Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë shtatzënisë
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide