Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në magjistralen Preshevë-Gjilan më 15.04.2026, transmeton KosovaPost.
Sipas Policisë, rreth orës 20:00, Policia ka ndaluar një furgon që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit në furgonin e të dyshuarit, shtetas i Serbisë, Policia ka gjetur 15 kafaze me gjithsej 150 shpezë.
“Për të cilat drejtuesi i mjetit nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre. Lidhur me rastin, automjeti së bashku me mallin (shpezët) është sekuestruar nga Policia e Kosovës për procedim të mëtejm tek Dogana e Kosovës.” – njofton Policia.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive të tjera të kundërligjshme, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët në territorin e Republikës së Kosovës.



Të tjera
Mësoni arsyen pse ju dridhen duart
Mjalti më i mirë sesa ilaçet kundër kollës dhe ftohjes
Parandalohet kontrabandimi i 150 shpezëve me furgonin që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia