Një studim nga Departamenti i Psikologjisë, në Universitetin e Hong Kong-ut ka gjetur se, zgjedhjet tona romantike nuk janë të bazuara vetëm në ndjenja dhe emocione, por edhe nga fakti sesa të pasur ndihemi në krahasim me të tjerët. Studimi tregon se paraja ka një ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet romantike.
Nga këndvështrimi evolutiv, strategjitë e çiftimit janë të kushtëzuara dhe kanë ndihmuar paraardhësit tanë për të maksimizuar suksesin e tyre riprodhues.
Nga dy eksperimente të kryera mbi grupet e studentëve të universitetit, të përfshirë në marrëdhënie heteroseksuale afatgjata, ku çiftet duhet ta mendonin veten se ishin të pasur ose të varfër u vu re se:
1. Meshkujt që e mendonin veten të pasur ishin më pak të kënaqur me paraqitjen fizike të partnereve të tyre aktualë dhe ishin më të interesuar për marrëdhënie afatshkurtëra, sesa ata që u duhej ta mendonin veten se kishin më pak para.
2. Të gjithë pjesëmarrësit që e mendonin veten të pasur, e patën më të lehtë për të bashkëvepruar me seksin e kundërt, në krahasim me ata që i përkisnin një klase financiarisht më të pafavorshme.
Interesante po edhe siç pritej, më shumë meshkuj sesa femra, të pasur dhe të varfër, zgjodhën të uleshin sa më afër njerëzve tërheqës.
Megjithatë, duke parë se si njerëzit reaguan kur ata e mendonin veten të pasur apo të varfër, u mbështet hipoteza e psikologjisë evolucionare, që individët përshtasin strategji të kushtëzuara për marrëdhëniet në çift, në varësi të kushteve mjedisore dhe zotërimit të parave.



Të tjera
Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira
Irani: Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit me SHBA-në “nuk do të ndodhë nesër”
Si ndikon të bërit dashuri në trup dhe mendje?