34914370 Bedient Die Kroaten Um Trainer Zlatko Dalic Vorne Bei Der Em 2024 Nach Dem Aus Gegen Italien 1yclbpx2pdbg 780x439

Pas dështimit në Euro 2024, Kroacia merr vendim për trajnerin Zlatko Dalic

Zlatko Dalic do të mbetet trajner i kombëtares kroate të futbollit pas një paraqitjeje zhgënjyese në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Edhe pse pritej që Dalic të largohet pasi Kroacia e mbylli në vendin e tretë në Grupin B me vetëm dy pikë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kështu ka thënë se paku presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Marijan Kustic, që ka konfirmuar se Dalic do të mbetet në detyrën e selektorit.

“Ai është selektor dhe do të mbetet përzgjedhës i kombëtares kroate të futbollit. Ne biseduam dhe zgjatëm duart”, tha Kustic për Nova TV.

Kustiq ka komentuar edhe fatin e Luka Modric në kombëtare.

“Shpresoj që ai të jetë këtu, të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit në Ligën e Kombeve dhe në Botëror, do të vendosë vetë. Besoj se do të qëndrojë dhe do ta doja shumë”, tha Kustic për të ardhmen e mesfushorit kroat.

Kujtojmë se para barazimit 1:1 me Italinë, Kroacia barazoi edhe me Shqipërinë (2:2), ndërsa në xhiron e parë të turneut u turpërua nga Spanja (3:0) dhe Euron e mbylli vetëm me dy pikët e fituara, që është performanca më e dobët ndonjëherë në një garë të madhe.