Mitrovicë, 26 tetor 2025 – Pas seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ku dështoi formimi i Qeverisë Kurti 3, një sondazh online i realizuar nga portali MitrovicaSot ka treguar një rritje të ndjeshme të mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas të dhënave të sondazhit, në të cilin morën pjesë rreth 4,000 votues online, mbi 77% deri në 80% e tyre kanë shprehur përkrahje për Lëvizjen Vetëvendosje, në krahasim me partitë tjera opozitare. Kjo rritje vjen menjëherë pas dakordimit të opozitës me Listën Serbe, zhvillim që duket se ka ndikuar në qëndrimet e elektoratit.
Kjo mbështetje e lartë për Vetëvendosjen po krahasohet me valën e vitit 2021, kur Kryeministri Albin Kurti fitoi mbi 50% të votave në zgjedhjet nacionale. Analistët e konsiderojnë këtë si sinjal të qartë të një mobilizimi të ri qytetar në mbështetje të politikave të Vetëvendosjes, pas zhgënjimit me veprimet e opozitës.



Të tjera
Frutat që duhet të shmangin diabetikët
Shitje rekord për Hoffenheimin, klubi anglez e blen Bazoumana Toure
Protestat masive kombëtare kundër Ramës, Marjana Koçeku nga PE: Kanë qenë ditë plot shpresë, Europa është strehë…