Pas paraqitjeve fantastike me Holandën, klubi i Ligës Premier i ofron kontratë shtatëvjeçare Cody Gakpos – Ekonomia Online

Pas paraqitjeve fantastike me Holandën, klubi i Ligës Premier i ofron kontratë shtatëvjeçare Cody Gakpos

Tottenham po punon për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Cody Gakpo, me trajnerin Roberto De Zerbi që e ka identifikuar holandezin si një nga objektivat kryesorë për këtë verë.

Sipas raportimeve të gazetarit Nicolo Schira, klubi londinez është i gatshëm t’i paraqesë një ofertë të rëndësishme Liverpoolit, ndërsa futbollistit i është ofruar një kontratë deri në vitin 2031 dhe një rol kyç në projektin e ri të trajnerit italian.

Gakpo është pjesë e Liverpoolit që nga janari i vitit 2023, kur u transferua nga PSV Eindhoven për rreth 42 milionë euro. Kontrata e tij aktuale me klubin nga Anfield skadon në qershor të vitit 2030, ndërsa vlera e tij në treg vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Gjatë sezonit të fundit, 27-vjeçari regjistroi nëntë gola dhe gjashtë asistime në 52 paraqitje me fanellën e Liverpoolit.

Aktualisht, Gakpo është i angazhuar me Kombëtaren e Holandës në Kupën e Botës 2026, ku ka nisur në mënyrë mbresëlënëse turneun me dy gola dhe një asistim në dy ndeshje.

Mbetet të shihet nëse Liverpooli do të jetë i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin holandez, i cili po tërheq interesim serioz nga Tottenhami i Roberto De Zerbit.