Deputetët opozitarë kanë grumbulluar 40 nënshkrime për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për nesër nga ora 12:00.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, përmes një konference për media.
Ai ka thënë se në këtë seancë do të diskutohet për raportimet për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe përgjimet e publikuara.
Në lidhje me këtë, Tahiri ka njoftuar edhe përmes faqes së tij në Facebook.
“Nesër nga ora 12:00/h, në emër të 41 deputetëve të opozitës kemi ftuar Seancë të Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për të trajtuar keqpërdorimet e rreth 11 milion eurove të faljes së kundërligjshme të borxheve të kompanive ambalanzhuese të ujit nga Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, për të cilin rast tashmë ka edhe të arrestuar, e procesi është nën hetime penale. Në këtë seancë, domosdoshmërisht do të trajtohet edhe udhëheqja e kundërligjshme e sistemit tonë energjetik nga Dejona Mihali”, ka shkruar ai.



Të tjera
Ju dhemb shpesh koka? Ndoshta keni mungesë magnezi
Muzika që ju dëgjoni mund të përcaktojë sa të zgjuar jeni
“Fëmijë”, Roberto Martinez i del sërish në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas kritikave të shumta