Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherit edhe kandidat poashtu për kryetar të kësaj komune nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka dhënë lajmin se për herë të parë në Kosovë, vajzat kanë fushën e tyre të futbollit.
“Për herë të parë në Kosovë, vajzat kanë fushën e tyre të futbollit. ⚽️ Kenaqësi e jashtëzakonshme me pa entuziazmin e vajzave në momentin e pranimit të terrenit të futbollit në Bardhosh.KFV Prishtina, që nga dita e parë, i ka hapur dyert për vajzat e kryeqytetit nga 5-vjeçaret e deri te senioret pa asnjë pagesë dhe Ne, si Kryeqyteti, vazhdojmë t’i përkrahim.Kjo fushë është më shumë se sport: është barazi, është mundësi dhe është premtim për një gjeneratë vajzash që rriten të gatshme të arrijnë majat”, ka shkruar Rama.









Të tjera
Kur jeni në punë, kjo duhet të jetë dreka juaj
Më 20 korrik mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lu*fte
Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare