Skenderbeu 66 780x439

Përfshihet nga flakët stadiumi “Skënderbeu” në Korçë

Stadiumi “Skënderbeu” në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të enjteje.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të tribunës VIP si dhe mjediset e brendshme të këtij stadiumi.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin e flakëve në të gjitha ambientet e kësaj tribune dhe të dy tribunave të tjera të stadiumit.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e zjarrit, ndërkohë që nuk raportohet që në ambientet e brendshme të stadiumit të ketë patur persona.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga temperaturat e larta dhe materialet plastike.

Nuk përjashtohet mundësia e një shkëndijë elektrike brenda mjediseve të stadiumit.