Përfundon takimi ndërmjet Sorensenit dhe Petkoviqit

Ka përfunduar takimi i të dërguarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen dhe negociatorit serb Petar Petkoviq, në Bruksel.

Tani vazhdon i takimit bilateral i ekipit të ekspertëve të BE-së dhe të atyre të Serbisë së bashku me Petkoviqin.

Takimi është pjesë e raundit të ri të dialogut që zhvillohet nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Ky është raundi i parë i dialogut me Sorensenin, pasi ai më 1 shkurt mori detyrën nga Miroslav Lajçaku.

Ai shtoi se planifikon që së shpejti të jetë mikpritës i një takimi trepalësh.