Jo rrallëherë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë të përfshirë në incidente, qoftë si të dyshuar apo cak i sulmeve e kanosjeve serioze. Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën, ku një pjesëtar i FSK-së, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një incident.
Një incident, i cili dyshohet se është përcjellur në përleshje fizike, ndodhi pasditen e djeshme në Bresalcë të Gjilanit, ku u përfshinë tetë persona.
E në mesin e kësaj përleshje, dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pjesëtari i FSK-së gjatë përfshirjes në këtë incident ka qenë jashtë detyrës së tij zyrtare, teksa ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij.
E përfshirja e tij në përleshje ka ardhur pasi i dyshuari kishte dalë me automjet nga oborri i tij në rrugë ku më pas me të ndalur automjetin e tij është futur në atë përleshje.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar Prokurori ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt..
Të tjera
Me xhaketë lëkure dhe syze dielli, Adriana Matoshi betohet si deputete në legjislaturën e saj të dytë: Për angazhim dhe dashuri për vendin tim
Man City mendohet të bëjë një lëvizje mahnitëse për yllin e Liverpoolit
Haradinaj tregon se cilët emra të LVV-së do t’i votonte për kryeparlamentar