Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar përfaqësuesen e Kosovës që shënoi fitore 1:00 mbrëmjen e së hënës në Goteborg të Suedisë.
“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe! 🦅🦅”, ka shkruar Begaj.
Golin vendimtar e shënoi Fisnik Asllani në minutën e ’32-të, duke i dhënë Kosovës avantazhin.
Pjesa e parë ofroi edhe një mundësi të shkëlqyer për Kosovën, kur Avdullahu goditi shtyllën por pa arritur të dyfishonte rezultatin.
Në pjesën e dytë, presioni nga skuadra suedeze ishte i madh, por “Dardanët” arritën të ruanin epërsinë duke arritur ta mbajnë portën të paprekur deri në fund të ndeshjes.
Pas 4 ndeshjeve në grup, Zvicra prin me 10 pikë, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën finale të Botërorit 2026.



Të tjera
Ideale për dembelët: Humbni peshë me ndihmën e kësaj pije që përgatitet lehtë
Të vërtetat e martesës që duhet t’i dini patjetër
Çiklizmi dhe vrapimi në moshë të mesme ju mbron nga goditjet në tru