Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një takimi në Azerbajxhan me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif, ka theksuar se përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Turqisë dhe Pakistanit në fusha të ndryshme, veçanërisht në tregti dhe energji, po vazhdojnë, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se takimi u zhvillua në kuadër të samitit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) në qytetin Khankendi të Azerbajxhanit, ku ata diskutuan gjithashtu mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështje rajonale dhe globale.
Erdoğan theksoi rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për të ndalur sulmet e Izraelit në Gaza, për të vendosur një armëpushim dhe për të garantuar dorëzimin e pandërprerë të ndihmave humanitare në rajon.
Në takim, presidenti turk shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Özdemir Göktaş, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, drejtori i Komunikimeve, Fahrettin Altun dhe këshilltari kryesor për politikën e jashtme dhe sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.
Të tjera
Gjermania dhe Austria i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihma humanitare për Gazën
Arrestohet në flagrancë një person për fajde në Prizren
Një person dërgohet në QKUK, është në gjendje të rëndë