Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se ka nisur zyrtarisht faza e punimeve në kuadër të projektit “Rrënimi i objekteve ku do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.
Me këtë rast, ka filluar rrënimi e ish-pompës së derivateve “Patroni”, ndërsa gjatë rrënimit është arrestuar një person.
Ndërkaq, mediat raportojnë se personi i arrestuar është Qëndrim Kryeziu, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në një video shihet momenti kur Kryeziu i drejtohet një zyrtareje policore duke kërkuar një dokument për rrënimin e objektit, që siç thotë është e dajës së tij.
Por, sipas pamjeve zyrtarja policore i kërkon vazhdimisht që të largohet nga hapësira, ndërsa më pas urdhëron arrestimin e tij.
Telegrafi është munduar të marrë një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës e deri më tani nuk ka ndonjë infomacion.



Të tjera
Si ta bësh një mashkull tëndin përgjithmonë
Kurti: Punëtorët që humbin vendin e punës do të mbështeten nga shteti
Kurti shkruan në librin e zisë për Hafiz Gagicën: Figurë e rrallë e mërgatës shqiptare