Mandatari Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re, tregoi pesë vendimet që do t’i marr nëse merr për të tretën herë besimin e deputetëve.
“Me të marrë besimin tuaj të nderuar deputetë, pesë vendimet e para që do t’i marrim si qeveri, që në javën e parë, do të jenë: Miratimi i Projektligjit të Buxhetit për vitin 2026. Vendimi për caktimin e pensionit minimal në vlerë prej 150 euro, që prek rreth 200 mijë pensionistë. Vendimi për rritjen e shtesave për fëmijë për 50% për nivelin aktual që prek rreth 400 mijë fëmijë. Vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro, që prek një pjesë të madhe të punëtorëve në sektorin privat. Dhe miratimi i ndryshimit të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit në sektorin privat për veteranët e UÇK-së”, u shpreh ai.



Të tjera
Shqiptarët protestojnë në Zarë të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Ankaraja në përgatitje për Samitin e NATO-s, zbardhen detaje për takimin Trump-Erdogan
Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë