Petar Petkoviq, kreu i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën”, i ka reaguar presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka folur për tendencat destabilizuese të shtetit të Serbisë.
Petkoviq, politikan në Serbinë që po e strehon autorin e sulmit terrorist të Banjskës, Milan Radojicicin, shprehet se “Kosova është burim kryesor i paqëndrueshmërisë në rajon”.
Siç pretendon politikani serb, në Kosovë “kanë ndodhur më shumë se 700 incidente të drejtuara kundër popullit serb”.
“Kur Vjosa Osmani flet për destabilizim, ajo padyshim niset nga Kosova, e cila është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo dëshmohet nga më shumë se 700 incidente të drejtuara kundër popullit serb në Kosovë”, ka thënë Petkoviq.



Të tjera
Ishte rrëmbyer nga babai në Mallorca, autoritetet spanjolle e gjejnë në Kosovë 6-vjeçaren
9 raste kur nuk duhet të pini ujë
Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prishtinë, nis hetimi