Presidenti amerikan Donald Trump thotë se udhëheqësit evropianë janë “njerëz të shkëlqyer që duan të shohin një marrëveshje të arritur” në Ukrainë.
Duke folur përpara telefonatës së tij me Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë nga Evropa, Trump mbrojti takimin e tij të ardhshëm me Vladimir Putin në Alaska.
Duke postuar në Truth Social, ai sulmoi gazetarët të cilët, sipas presidentit amerikan, pretendojnë se “Putini ka fituar tashmë”.

“Për çfarë bëhet fjalë? Po fitojmë në çdo gjë. Lajmet e rreme po punojnë jashtë orarit”, tha ai.
“Nëse do të çliroja Moskën dhe Leningradin, si pjesë e marrëveshjes me Rusinë, lajmet e rreme do të thoshin se bëra një marrëveshje të keqe”, shtoi Trump



Të tjera
Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali
Ushtrime për punonjësit e zyrave