Dy persona janë arrestuar sot në Ferizaj nga Policia e Kosovës, në kuadër të planit operativ “Stop droga”, nën dyshimin për posedim të narkotikëve.
“Nga njësitë policore në Ferizaj është vërejtur një veturë e dyshuar me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili pas prezantimit të zyrtarëve policor ka tentuar të largohet me veturë. Policia ka arritur ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe ta bëjë arrestimin e të dyshuarit të lartcekur, ku gjatë kontrollit tek vetura e tij janë gjetur 10 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me rastin nga njësitë përkatëse policore është kryer kontroll edhe në një lokal dhe në një veturë tjetër të dyshuar, ku dyshohej se po fshihej sasi e narkotikëve nga i dyshuari i dytë.
“Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë gjetur dhe konfiskuar: Një veturë me targa vendore; Dy telefona; 10 qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë (me peshë 11 gramë); Dy peshore; Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike marihuanë e mbushur me 100 qeska të vogla me peshë totale 112.5 gr; Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike marihuanë e mbushur me 36 qeska të vogla me peshë totale 44.0gr; Një qese najloni me substancë te dyshuar narkotike marihuanë e mbushur me qeska të vogla me peshë totale 36.4gr; Një qese najloni me substancë te dyshuar narkotike marihuanë me peshë totale 10.9gr; Një pako me rizlla; Një qese najloni me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.6 gramë; Para të gatshme gjithsej 200 euro dhe një grinder për bluarje të marihunës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit është bërë intervistimi i dy të dyshuarve të lartcekur, dhe pas inicimit të rastit ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narktotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.



Të tjera
Policia arr*eston dy persona për posedim të n@rkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësive, kërkohet që partitë të gjejnë stabilitet institucional
“Akt qyqar, kur s’kanë argumente, përdorin grushtet” – Haskuka reagon ashpër pas sulmit ndaj Mehanit