Policia e Kosovës dje ka arrestuar një zyrtar të Parkut Nacional Sharri, R.K, 56-vjeçar, te i cili pas kontrollimit iu gjet një pistoletë në veturën me tabela zyrtare. Gjithashtu, pas kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur një pushkë.
Lajmin për median e ka konfirmuar sot zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Në Prizren dje me datë 23.08.2024, rreth orës 22:00 policia, për shkak të disa dyshimeve, kanë kontrolluar një person zyrtar të Parkut Nacional, i cili ishte me automjet zyrtar me tabela zyrtare. Gjatë kontrollit të dyshimtit i është gjetur një armë zjarri – pistoletë Glock me dhjetë fishekë. Gjithashtu me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prizren dhe është gjetur një pushkë”.
“Pas intervistimit të dyshimtit me vendim të prokurorit i dyshuari (R.K. 56 vjeçar) është ndaluar për 48 orë dhe kundër tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale ” Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i pa autorizuar i armës”, tha Bytyqi.
Të tjera
Hajdari me veteranët: Veteranët janë damari i lirisë, ata meritojnë dinjitet që s’ua cënon dinjitetin
51-shi i PDK-së: Bedri Hamza është kryeministri i ardhshëm, ne jemi përfaqësuesit e projektit që e nderon vendin
Petrit Hajdari në Komoran: Mesazhi ynë Kosova munet ma mirë po grumbullon qytetarë gjithandej.