Në fshatin Junake të komunës së Zveçanit, Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë Kufitare ka gjetur tri armë të fshehura në një gyp në pyll.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Ai tha se mes armëve të gjetura janë një pushkë gjysmëautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për to.
Në vendngjarje kanë dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, të cilët kanë konfiskuar armët.
Elshani ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.



Të tjera
Gratë që nuk flenë mirë, rrezikohen nga diabeti
Wall Street Journal: Izraeli ngriti bazë sekrete në Irak për operacionet kundër Iranit
Kurti: Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin, VV synon vazhdimin e qeverisjes