Ndërmarrja Publike Trainkos Sh. A. sot njoftoi për dëmtimin e vagonëve të trenit, në Han të Elezit. Lidhur me këtë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi se janë duke u hetuar rrethanat e rastit.
Veseli njoftoi se policia është informuar nga një përgjegjës i Infrakos-it se persona të panjohur kishin shkruar grafite në dy vagona udhëtarësh.
“Më datë 15.11.2025, rreth orës 09:15, përgjegjësi i Infrakos-it ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë shkruar grafite në dy vagona të udhëtarëve, të cilët ndodhen në stacionin e Trenit në Han të Elezit që nga dhjetori 2024 dhe janë pronë e kompanisë TRAINKOS”, tha Veseli .
Ai bëri të ditur se pas njoftimit, është kontaktuar prokurori i shtetit dhe se rasti është cilësuar si “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Veseli njoftoi se hetimet për këtë ngjarje po kryhen nga Njësia e Hetimeve e Policisë./rtk



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim