Jeta Statovci deputete nga radhëte e partisë “GUXO”, ka reaguar pas deklaratave të Hykmete Bajramit të LDK-së, se Vjosa Osmani është fjatore pse LDK kishte rënë në 12% në vitin 2021, përcjell KosovaPost.
Sipas Statovcit, pikërisht LDK ka qenë ajo që e ka përjashtuar nga ky subjekt Osmanin dhe se kostoja elektorale e 12% ka qenë pasojë e shkeljes së demokracisë të brendshme në LDK, por edhe jashtë saj.
“Kostoja e paguar ka qenë dërgimi i vendit në zgjedhje në kohë pandemie, prishja e besimit me qytetarin dhe arroganca e gatishmëria për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin dhe bashkëpunimi me një PDK komplet të pa reformuar”, ka shkruar ndër të tjera ajo.



Të tjera
Këto janë produktet që dëmtojnë lëkurën
9 ide si ta surprizoni partnerin, jo lule
Këshilla për të ndihmuar sistemin tuaj imunitar