Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar raportet me kryeministrin, Albin Kurti, tha se çdo gjë është e tejkalueshme kur të vendoset interesi shtetëror dhe qytetarë.
Vjosa Osmani e konsideroi domosdoshmëri koordinimin ndër-institucional për çështje të interesit nacional. Kjo e fundit tha se nuk është vetëm çështje teknike, andaj angazhohet për raporte korrekte ndër-institucionale.
Osmani: Kur vendoset interesi shtetëror dhe interesi qytetarë mbi të gjitha çdo dallim është i tejkalueshëm
Presidentja Vjosa Osmani shtoi se s’ka asnjë luftë politike me qeverinë dhe kryeministrin Kurti, por shtoi se do të angazhohet për marrëdhënie dhe bashkëpunim korrekt.
Osmani: S’ka lidhja partiake ndonjë rëndësi
“S’ka pasur raport Osmani-Vetëvendosje. Presidentja nuk mban raport me parti politike. Raporti ynë është ndër-institucional. Është krejtësisht normale dhe detyrë e të gjithë institucioneve që të bashkëpunojnë, duke u bazuar në parimin e ndarjes dhe kontrollit te pushtetit. S’ka lidhja partiake ndonjë rëndësi, por ajo çka unë angazhohem është raporti korrekt në përputhje me Kushtetutën”, tha ajo.
E para e shtetit, Vjosa Osmani nënvizoi edhe nevojën e respektimit të kushtetutshmërisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mbi këtë parim ajo tha se pret të trajtohen edhe propozimet e ardhshme për këtë temë.
Osmani: S’ka asnjë luftë politike
“S’ka asnjë luftë politike. Presidentja kërkon vetëm që të respektohet kushtetuta e Kosovës, territori, funksionaliteti apo parimi i unitaritetit të shtetit dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përket dokumentit të vitit 2015. Këto janë parimet bazë që kam kërkuar gjithnjë të respektohen. Atë qëndrim që kam pasur si deputete, të njëjtin e kam edhe sot….Mbi këtë parim ne kërkojmë që të trajtohen edhe propozimet e ardhshme. Kjo ishte arsyeja që sa i përket draftit të vitit të kaluar, që si presidente unë nuk e kam shpallur në përputhje me Kushtetutën, as nuk mund të bëjë një gjë të tillë, pasi është kompetencë e gjykatës. Unë kam shprehur shqetësimin për së paku tri tema kapitale në atë statut që duhet paraprakisht të trajtohen para se të flasim për ndonjë zbatim eventual”, tha ajo.
Këto komente Osmani i bëri pas takimit me kryetarët e komunave të Kosovës.
Të tjera
Artan Hoxha zbardh skemën: Si krimi i organizuar i ka dhënë Ramës 5-6 deputetë
“The Telegraph”: Trump i vë ‘pistoletën’ në kokë Zelenskyt, i kërkon gjysmën e Ukrainës!
“U rrëmbye, por arriti të shpëtojë”/ Zbardhen detaje nga riatdhesimi i 19-vjeçarit, në Sierra Leone shkoi edhe RENEA (Video)