Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për angazhimin e “Bashkësisë Islame në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojës për vazhdimin e kultivimit të saj”.
Presidentja Osmani shprehu vlerësimin e saj për përpjekjet e BIK-ut për dialog, mirëkuptim dhe unitet ndërmjet të gjithë komuniteteve fetare në Kosovë.
“Në një kohë ku paqja dhe mirëkuptimi global janë më të rëndësishme se kurrë, Kosova është krenare që vazhdon ta mbajë lart nivelin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare”, ka theksuar presidentja Osmani.
Në takim u potencua roli jetik i të gjitha bashkësive fetare dhe nevoja e një angazhimi të përbashkët kundër gjuhës së urrejtjes dhe në favor të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.



Të tjera
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
5 gjërat që janë edhe më të rrezikshme sesa pirja e duhanit
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët shqiptarë që kthehen vullnetarisht në atdhe