Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për angazhimin e “Bashkësisë Islame në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojës për vazhdimin e kultivimit të saj”.
Presidentja Osmani shprehu vlerësimin e saj për përpjekjet e BIK-ut për dialog, mirëkuptim dhe unitet ndërmjet të gjithë komuniteteve fetare në Kosovë.
“Në një kohë ku paqja dhe mirëkuptimi global janë më të rëndësishme se kurrë, Kosova është krenare që vazhdon ta mbajë lart nivelin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare”, ka theksuar presidentja Osmani.
Në takim u potencua roli jetik i të gjitha bashkësive fetare dhe nevoja e një angazhimi të përbashkët kundër gjuhës së urrejtjes dhe në favor të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.



Të tjera
Seanca për caktimin e masës së sigurisë- Arrijnë tek Gjykata e Prizrenit 109 personat e dyshuar për manipulim të votave
Deri më tani është kërkuar paraburgim për 11 persona për manipulim të votave në Prizren
Gashi: Qeverisja e Kurtit ndërtohet mbi një ndarje të thellë mes dukjes morale dhe praktikës reale të pushtetit