Kanë filluar largimet e para nga skuadra e Prishtinës.
Klubi nga kryeqyteti të hënën është ndarë me tre futbollistë. Prishtina ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka përfunduar bashkëpunimin me mesfushorin Gentrit Salihu, me futbollistin portugez Luis Mota dhe me mbrojtësin Ardi Ajdini.
22-vjeçari Mota iu bashkua në verë Prishtinës, por nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje.
Ndërsa Salihu ishte pjesë e Prishtinës për një edicion e gjysmë. Ka regjistruar gjithsej 35 paraqitje zyrtare.
Ndërkohë Ajdini iu bashkua Prishtinës në vitin 2022.



Të tjera
Ish lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Kampionat Botëror
Metodat efikase për trajtimin e lëkurës së djegur nga dielli
Sergio Ramos pranë marrjes së Sevillas, legjenda rikthehet si drejtues klubi