Luka Modriq, është duke bërë përpjekje maksimale për t’u rikthyer në fushë në ndeshjen e fundjavës ndaj Genoas, pasi mungoi në dy sfidat e fundit kampionale për shkak të një lëndimi serioz në fytyrë.
Mesfushori kroat theu mollëzën e faqes së majtë pas një përplasjeje të fortë me Manuel Locatellin në ndeshjen mes Milanit dhe Juventusit, duel që përfundoi pa gola.
Pas ekzaminimeve mjekësore, u konfirmua fraktura dhe Modriq iu nënshtrua edhe një operacioni.
Pavarësisht lëndimit, veterani kroat nuk dëshiron të mungojë gjatë dhe sipas raportimeve nga Italia, ai po tenton rikthimin sa më shpejt, madje me mundësi që të luajë me maskë mbrojtëse ndaj Genoas, ku Milanit inkryen punë vetëm fitorja.



Të tjera
PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”
Rëndësia e “vitaminës së diellit” dhe pasojat nga mungesa e saj
Modriq po lufton me kohën për duelin ndaj Genoas