Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një deklaratë për media, Kurti u shpreh se nuk mund të ketë kompromis kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, sidomos në veriun e vendit.
“S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri”, ka theksuar Kurti, duke nënvizuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për zbatimin e ligjit dhe barazinë para tij në të gjithë territorin e vendit.
“[Arsyeja e pezullimit të Dialogut të planifikuar Strategjik] është për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise. Nuk mund t’ia lë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që brezi im është ai që duhet ta përfundojë këtë”, ka thënë Kurti.
Megjithatë, ai theksoi se kjo ka sjellë pasoja në raportet me SHBA-të, të cilat veriun e shohin si instrument për të afruar Serbinë dhe për ta larguar nga Rusia.
Por, sipas Salihajt, Kosova duhet të gjejë një balancë mes interesave të saj dhe atyre të SHBA-ve.
Salihaj theksoi se Kosova është një shtet i vogël dhe i pafuqishëm, prandaj duhet të jetë shumë e kujdesshme në diplomaci. Ai kujtoi presidentin Ibrahim Rugova si shembull të butësisë dhe sjelljes diplomatike, që sipas tij kurrë nuk tregonte arrogancë ndaj miqve të Kosovës.
Mënyra se si e formuloi Kurti deklaratën, vendi dhe momenti, sipas mendimit tim, ishin të gabueshëm. Nuk duhej thënë se atij nuk i interesojnë interesat e Amerikës, nuk duhej thënë në Amerikë, dhe nuk duhej thënë tash. Po të thotë Amerika se Kosova sinqerisht nuk është problemi im, siç e tha Kurti për interesat e Amerikës, çka do të ndodhë me ne? Pra, kur Kurti foli për raportet diplomatike me SHBA, problemi është se këtë e tha në mënyrë tepër jodiplomatike. Zgjidhja është një harmonizim i interesave tona dhe të Amerikës. Normalisht, nganjëherë mund të mos jetë e mundur, por duhet shfrytëzuar të gjitha mundësitë. Ne nuk e kemi as fuqinë, as lobin e Izraelit e as paratë e hebrenjve. Jemi një shtet i vogël dhe i pafuqishëm, prandaj, nëse asgjë tjetër, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur japim deklarata. Presidenti Rugova, ishte shembull për diplomaci, nuk lëshonte pe, por ishte i butë dhe i sjellshëm, asnjëherë nuk ishte arrogant me miqtë tanë” – deklaron ai.



Të tjera
Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?
Ushqimet që shkaktojnë kapsllëk
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj