Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka thënë se çështja me shujtat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është dështim i Qeverisë Kurti, për të planifikuar dhe menaxhuar shërbimet thelbësore për ushtarët.
“Së fundmi u zbulua se stafi që është përgjegjës për ofrimin e ushqimit për forcat tona kanë njoftuar se nuk do të paraqiten më në punë pas datës 11 tetor.
Kjo situatë alarmante e konfirmuar nga komandat Jashari në një letër drejtuar ministrisë së Mbrojtjes, është rezultat i dështimit të qeverisë për të planifikuar dhe menaxhuar shërbimet thelbësore për ushtarët tanë”.



Të tjera
Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta
Me huanë e reparacioneve për Ukrainën, BE sfidon Putinin dhe Trump-in
Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030