Prodhuesit gjermanë të automjeteve nuk duhet të kenë frikë nga konkurrenca nga Kina.
Kjo është thënë të hënën nga kancelari Olaf Scholz në hapjen e fabrikës së parë të riciklimit të baterive të Mercedes-Benz.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një investim që ai e përshkroi si pjesë të agjendës së politikës së re industriale të Gjermanisë.
“Kompanitë gjermane nuk duhet të kenë frikë nga kjo konkurrencë”, citohet të ketë thënë ai, duke vënë në dukje se industria ishte përballur edhe me konkurrencën e fortë nga Koreja e Jugut dhe Japonia në të kaluarën.
“Unë jam kundër tarifave që na dëmtojnë”, ka thënë më tej Scholz në ceremoninë e hapjes në Kuppenheim, Gjermania jugperëndimore.
Ndryshe, sektori evropian i makinave po përballet me sfida të shumta, duke filluar nga kostot e larta të prodhimit dhe menaxhimi i kalimit te automjetet elektrike te rënia e kërkesës dhe konkurrenca në rritje.
Këto probleme kanë bërë që disa prodhues evropianë të automjeteve të reduktojnë kapacitetin.
BE-ja po vendos tarifa të larta për automjetet elektrike të prodhimit kinez, duke thënë se ato përfitojnë nga subvencionet e padrejta shtetërore.
Pekini e mohon këtë dhe ka kërcënuar me hakmarrje, ndërsa prodhuesit gjermanë të automobilave, të cilët bëjnë rreth një të tretën e fitimeve të tyre në Kinë, kanë shprehur shqetësimin dhe kanë bërë thirrje për më shumë bisedime.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë