Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër ndaj tetë zyrtarëve të Ndërrmarrjes Publike Banesore.
Sipas aktakuzës, ata dyshohen për keqpërdorime në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB).
Në mesin e personave që Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë është edhe Vesel Makolli, aktualisht sekretar i AKR-së.
Se ka aktakuzë, e ka konfirmuar edhe vetë sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, por që thotë se nuk e ka pare akoma.
‘’Nuk e kam parë akoma aktakuzën’’ shprehet ai.
Ai thotë se ka qenë i zgjedhur nga Kuvendi Komunal i Prishtinës për anëtar të NPB-së, por se ndërmarrjen e kanë mbikëqyrë ish-anëtarët e PSD-së dhe se thotë që nuk ka lidhje me këtë.
‘’Unë kam qenë asamblist, ne kemi qenë të zgjedhur nga Kuvendi Komunal për anëtarë të NPB-së, por ndërmarrjen e kanë mbikëqyrë këta të PSD-së (të Shpendit), unë apsolut nuk di, ajo ka qenë për investim publiko-privat, dhe ka qenë e natyrshme me e përkrah, por çka është punuar aty nuk jap përgjegjësi sepse na kanë thënë se është gjithçka në rregull nga ana juridike. Lidhje në një far forme nuk kam” tha Makolli.
Përveç tij, në mesin e të akuzuarve janë edhe ish-kryeshefi i NPB-së, Hajdar Hoxha, ish-aksionarët e NPB-së, Xhevdet Leci ,Dren Kukaj, Bekim Pireva, Genc Sherifi, Lendita Mekuli Myderrizi, Arbnora Jashanica.
Të tjera
Modelet më të shitura të iPhone 16 në fundjavën e parë të shitjeve
Apple nis dërgimin e porosive të iPhone 16
Ford zbulon Mustang GTD më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë