Protesta e qytetarëve shqiptar kundër projektit që do të realizohet në zonën e Nartës, ka marrë vëmendje të gjerë në mediat ndërkombëtare.
Media francezë Radio France Internationale, ka bërë një përmbledhje në lidhje me qendrimin e Komisioneres Marta Kos, teksa e konsiderojnë zemërimin e shqiptarëve si pa “shenja qetësimi”.
“Pasi u shfaq duke mbështetur qeverinë e Edi Ramës, Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është bërë shënjestër në protestat e vazhdueshme në Shqipëri kundër investimeve të familjes Trump-Kushner dhe përvetësimit të burimeve mjedisore.
Për javë të tëra, dhjetëra mijëra shqiptarë janë ngritur, demonstruar, debatuar dhe shpresuar, pa mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij, denoncon një kolektiv qytetarësh nga diaspora shqiptare në Evropë, në një letër të hapur drejtuar udhëheqësve evropianë.
Diaspora po mobilizohet masivisht dhe i ka lëshuar një ultimatum Edi Ramës.,” raportoi media franceze.



Të tjera
FSK i bashkohet operacionit të kërkimit në Liqenin e Batllavës, ekipi i specializuar nis kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur
“I PABURRË E TRADHTAR!” / Thellohet katastrofa në LDK: Shkëmb Manaj e kryetari i Deçanit “masakrohen” me fjalë, degjeneron situata!
Kumbullat, frutat e preferuara të stinës