Deodoranti nuk është dhe aq i preferuar tek të rinjtë dhe të rejat, sipas një sondazhi të ri.
Afërsisht 40 për qind e 18-24 vjeçarëve të intervistuar në një sondazh të ri thanë se nuk kanë përdorë deodorant ose antiperspirant gjatë 30 ditëve të fundit.
Rreth një e treta (31 për qind) e 25 deri 34 vjeçarëve thanë të njëjtën gjë, së bashku me një të katërtën (22 për qind) të 35-44 vjeçarëve.
Përdorimi i deodorantëve në të kaluarën ishte shumë më i zakonshëm – i shmangur vetëm nga 16 për qind.
Të dhënat, nga YouGov, përshtaten me trendin në rritje të “deodorantëve natyral” dhe rritjes së përgjithshme të kërkesës për prodhime natyrale, organike, autentike dhe pa kemikate.



Të tjera
Man Utd tenton me të gjitha forcat për yllin e Ligës Premier, ofron 60 milionë euro
Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe, zbardhen detajet e marrëveshjes
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit