Në Gjermani, partia konservatore e opozitës CDU mori 30%, Alternativa e ekstremit të djathtë, “Alternativa für Deutschland” mori 15.9%, dhe SPD socialdemokrate e kancelarit gjerman Olaf Scholz doli e treta me 13.9%.
Dhe siç shkruan BBC, Nils Schmid – zëdhënësi parlamentar i SPD për punët e jashtme, ka thënë vrasja me thikë e fundit fatale e një polici në Mannheim “i çoi çështjet e imigracionit dhe sigurisë së brendshme në thelb të fushatës”.
Por, thotë ai, “ndikimi i këtyre rezultateve në politikën kombëtare do të jetë shumë i kufizuar”.
“Për të qenë i sinqertë, shumica e politikanëve gjermanë kishin pritur tashmë që partitë e koalicionit të humbnin mandate”, citohet të ketë thënë ai.
Siç kemi raportuar, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ndaj rezultateve të zgjedhjeve evropiane duke shpërndarë parlamentin dhe shpallur zgjedhje.
Por – pavarësisht se partitë opozitare dominojnë zgjedhjet evropiane në Gjermani – një lëvizje e ngjashme nuk do të ndodhë atje.
“Asnjë sekondë nuk ka pasur asnjë tregues se do të zhvillohen zgjedhje të reja”, thotë zëdhënësi i koalicionit qeverisës.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime