Anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka publikuar një sondazh për zgjedhjet e reja në Kosovë.
Sipas rezultateve të publikuara në Facebook, kryeministri Albin Kurti ka dalur fitues me 79 për qind të votave.
Në vendin e dytë është renditur kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Bedri Hamza, derisa Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është i treti.
“Masi e çova dorën të kutia m’ja bo çkrrap Albinit u ndala se thashë me votën teme ja boj 80%.
Albini 79%
Bedria 9%
Lumiri 7
Ramushi 3% edhe pse tha pensionet 450 euro e rrogat 1000 mijë euro, kish ra prej ligës!
Sidoqoftë, garë e fortë për vendin e tretë mes PDK e LDK”, ka shkruar Gacaferi.
Zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë do të mbahen me 9 shkurt.
Deri më tani janë njoftuar tri koalicione të formuara nga 6 parti politike.
Të tjera
Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu
Nga 26 maji, Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga ushtria e SHBA-së
Forumi Ekonomik Kosovë–Nigeri shënoi hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve