Punëtorët e lënduar në “Trepçë” dërgohen për trajtim mjekësor, flasin nga policia

Dy punëtorë u lënduan në ‘Trepçë’, gjatë kryerjes së punimeve në një trafo të rrymës.

Lidhur me këtë, media ka raportuar më parë, ndërsa edhe policia është deklaruar rreth rastit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Rreth orës 12:00, është pranuar një informatë se te ish-fabrika e akumulatorëve në Kombinatin Trepça në Mitrovicë janë lënduar dy persona të cilët kishin qenë duke kryer punime në një trafo të rrymës dhe të njëjtit ishin dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, tha Prekazi.