Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë, ka mbajtur një fjalim para mërgimtarëve në Cyrih të Zvicrës.
Kurti ka theksuar se VV-ja punon për të pasuruar shtetin.
Tutje, ai ka vlerësuar se shoqëria duhet të jetë më e pasur se cilado familje.
“Ne punojmë për ta pasuruar shtetin dhe këtë mësim e kemi marrë nga Zvicra dhe shtetet e tjera mika. Shteti duhet të jetë më i pasur se secili individ dhe grupacion. Dhe gjithashtu ne punojmë për ta pasuruar shoqërinë, sepse shoqëria duhet të jetë më e pasur se cilado familje sado e vecantë ajo konsideron veten apo konsiderohet nga të tjerët. Ne duam që t’i ndihmojë ata që s’kanë, t’i ndihmojmë brezat e ri, në mënyrë që të ecim përpara bashkë” – tha Kurti, transmeton Gazeta Politika.



Të tjera
Jagxhiu: IA është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillim ekonomik
Deklarata e LDK-së: Rikonfirmohet mbështetja për Kryetarin e Kryesinë
Një muaj revoltë, nis protesta e 30-të kundër qeverisë Rama! Qytetarët thirrje kryeministrit: “Jep dorëheqjen!