Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë Sky News, se Vladimir Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda pesë viteve për të testuar aleancën.
Por kur u pyet nëse Rusia mund të sulmojë brenda disa muajsh, Zelensky tha se nuk “besonte se [Putin] është gati”.
Zelensky tha gjithashtu se planet për anëtarët e NATO-s, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të GDP-së deri në vitin 2035 janë “shumë të ngadalta” – duke shtuar: “Ne besojmë se, duke filluar nga viti 2030, Putin mund të ketë aftësi dukshëm më të mëdha”.
“Sot, Ukraina po e pengon atë, ai nuk ka kohë për të stërvitur ushtrinë”, shtoi Zelensky.
Ushtarët e Rusisë sipas presidentit ukrainas “po shkatërrohen dhe zhduken të gjithë në fushëbetejë”.
“Sidoqoftë, [Putin] ka nevojë për një pauzë, ai ka nevojë për heqjen e sanksioneve, ka nevojë për një ushtri të stërvitur. Dhe 10 vjet është një kohë shumë e gjatë. Ai do të ketë një ushtri të re gati [deri atëherë]”, shtoi lideri ukrainas. /Telegrafi/



Të tjera
Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali
Ushtrime për punonjësit e zyrave