Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka miratuar ankesën e paraqitur nga Lista Serbe, duke hapur rrugën për certifikimin e kandidatëve të saj për deputetë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.
Sipas vendimit të publikuar sot nga PZAP-ja, thuhet se ka vlerësuar se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i marrë më 10 dhjetor për moscertifikimin e këtij subjekti politik, nuk ka qenë i arsyetuar në mënyrë të mjaftueshme, raporton kk.
Në arsyetim thuhet se KQZ nuk ka trajtuar në mënyrë të plotë faktet relevante dhe kriteret ligjore që lidhen me procesin e certifikimit.
“Në mungesë të një arsyetimi të mirëfilltë ligjor konkludohet se vendimi i tillë nuk mund të qëndrojë juridikisht pasi që nuk përmban as vlerësimin e duhur të fakteve në raport me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me Rregulloren e Certifikimit të subjekteve politike”, thuhet në vendim.



Të tjera
Jagxhiu: IA është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillim ekonomik
Deklarata e LDK-së: Rikonfirmohet mbështetja për Kryetarin e Kryesinë
Një muaj revoltë, nis protesta e 30-të kundër qeverisë Rama! Qytetarët thirrje kryeministrit: “Jep dorëheqjen!