Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se LVV-ja nuk ka vullnet politik për ta ndryshuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Si pasojë e kësaj, Qalaj vlerëson se edhe dështimi për konstituim po bëhet për 11 herë radhazi.
“LVV-ja, Guxo dhe Alternativa nuk kanë vullnet për ta propozuar dikë tjetër, në mënyrë që ta zhbllokojnë procesin. Kokëfortësia e liderit të tyre, pra e Kurtit është duke e dëmtuar Kosovën, për shkak se kemi mbetur peng i një propozimi, i cili është bërë i qartë nga PDK-ja. Mirëpo, edhe partitë e tjera e kanë bërë të qartë që kandidati i propozuar nuk kalon, për shkak të një individi që konsiderohet jo e denjë për të qenë kryetare e Parlamentit”, tha ai në Tëvë1.
Qalaj thotë se tashmë ka ardhë koha “e fundit” që VV-ja me partnerë të veprojnë dhe ta propozojnë një tjetër kandidat për kryetar të Kuvendit.
Të tjera
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer ve*tëvrasje
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve