Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar sot kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 24,236.29 euro, përcjell KosovaPost.
Vendimi, i marrë në mbledhjen elektronike të kabinetit qeveritar, përfshin gjithashtu shtimin e dhjetë pozitave të reja të punës në këtë komunë, me qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Sipas Qeverisë, fondet do të përdoren sipas planit të paraqitur nga komuna dhe në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.



Të tjera
Tri detaje të vogla që spikasin shikimin symace
Fëmijët duhet të shmangin ekranet e telefonëve një orë para se të flenë
Sëmundjet që shkaktojnë rënie të papritur në peshë