Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Rama deklaroi se Kurti nuk do të qeverisë, por vetëm lufton për pushtet, e jo për shtet. Sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti i përdor qytetarët për pushtet.
Kuvendi i Kosovës dështoi mbrëmjen e së martës të zgjedhë Presidentin e ri të vendit, megjithëse Gjykata Kushtetuese i dha 34 ditë kohë.
Ndërsa, të enjtën ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike ka caktuar 7 qershorin si datë të zgjedhjeve. /Eo/



Të tjera
Format e kujdesit për lëkurën
Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet
Kongresistë amerikanë me rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO